-Më 21 korrik, të vitit 1966, Georgie Fame ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Get Away’.
– Më 21 korrik, të vitit 1973, Jim Croce filloi një garë dy javore, duke u renditur në vendin e parë, në tabelën e këngëve amerikane me ‘Bad, Bad Leroy Brown’.
– Më 21 korrik, të vitit 2014, Ed Sheeran u rendit në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e titulluar “X”. Ky album, arriti kulmin duke u renditur në pozitën e parë, në pesëmbëdhjetë vende. Singli i parë nga ky album, titullohej ‘Sing’. Në fund të vitit 2014, Spotify e shpalli albumin në fjalë, si albumin më të transmetuar në botë, për vitin 2014.