Shahu është një lojë që kërkon strategji dhe zgjuarsi, por nga ana tjetër është edhe praktike, meqë mund të luhet në çdo kohë dhe në çdo vend. ‘Dita Ndërkombëtare e Shahut’, 20 korriku, festohet që nga viti 1966, në ditën e njëjtë kur është themeluar ‘Federata Botërore e Shahut’, në vitin 1924.
Loja e shahut mbetet një nga lojërat më të popullarizuara në botë. Një konkludim të tillë e mbështetë edhe një studim i realizuar në vitin 2012, ku thuhet se 605 milionë të rritur e luajnë rregullisht lojën e shahut.