Me temën “Arsim cilësor gjithëpërfshirës për të gjithë”, sot (02 prill), e gjithë bota kthejnë sytë në drejtim të personave autik, në ‘Ditën Botërore të Autizmit’, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.
Kujtojmë se qasja në arsim që u lehtësua për vite me radhë, veçanërisht për personat autikë kudo në botë, u ndërpre pas vitit 2020 me përhapjen e pandemisë Covid-19. Kjo ka arritur të ndryshojë vitet e përparimit dhe ka përkeqësuar pabarazitë në arsim, thonë zyrtarë në OKB.
Siç theksojnë specialistët shëndetësor, shenjat e autizmit shfaqen tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeç dhe ata apelojnë për sensibilizim të opinionit publik, për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Si në shumë vende të botës, kjo ditë shënohet edhe në Kosovë dhe ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.