Në vitin 1960, mbreti i muzikës rock’n’ roll, Elvis Presley kishte publikuar albumin e tij ‘Its now or never’, që u shit në mbi 20 milion kopje në gjithë botën.
Me datën 3 prill, të vitit 2011, këngëtarja Adele, arriti që të thyej rekord për qëndrim të gjatë apo me javë të tëra, në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të dytë me radhë, të titulluar ‘21’. Adele theu rekordin e mbajtur më parë nga Madonna, me koleksion e albumit ‘The Immaculate Collection’, në vitin 1990.
Në po këtë datë, ka lindur pop dhe r&b këngëtarja Leona Lewis. Edhe aktori Eddie Murphy, ka lindur po ashtu me 3 prill, të vitit 1961.