Po vazhdon edhe më tutje që të përmirësohet gjendja e pandemisë në vend, kështu tregojnë numrat e rasteve të reja, të cilët kanë shënuar rënie të dukshme, krahasuar me disa javë më parë.
Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, bënë me dije që gjatë 24 orëve të fundit (14.03.22), në vendin tonë nga 812 testime, 18 persona kanë rezultuar pozitiv me CoViD-19. Bashkë me këto të dhëna, aktualisht në vendin tonë kemi 637 raste aktive në nivel vendi.
Në po të njëjtin interval kohor, janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër CoViD-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot 818.361 persona janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë edhe 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.