– Me 15 mars, të vitit 1998, këngëtarja Madonna, arriti që të klasifikohet për herë të gjashtë në maje të top listës së albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të shtatë të incizuar në studio, të titulluar ‘Ray Of Light’. Deri në këtë vit, asnjë artiste tjetër femër nuk kishte arritur të kishte më shumë se tre albume në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, rock legjenda, Sir Mick Jagger, filloi turneun e tij të parë solo në Japoni dhe koncertin e tij të parë solo që nga viti 1982. Koncerti përfshiu këngët të cilat nuk u interpretuan nga bendi, The Rolling Stones, për një kohë të gjatë, duke përfshirë këngët ‘Ruby Tuesday’, ‘Sympathy For The Devil’ si dhe ‘Foxy Lady’.