I cilësuar si një nga 10 festivalet më të mira në Evropë, ‘Sea Dance Festival’ pritet të bëjë bashkë në plazhet e bukura të Buljarisës, në Mal të Zi, të rinj nga gjithë Evropa, të cilët nën aromën e detit do të kenë rastin të shijojnë muzikë nga DJ-ë dhe performues të ndryshëm në këtë festival. Këtë vit, festivali do të mbahet nga data 26 deri me 28 gusht, me DJ-ë më të njohur në botë. Nata e parë e festivalit, do të nis me Mahmut Orhan, Anfisa Letyago, Konstraka, e shumë artistë të tjerë.
Në natën e dytë, në mesin e shumë DJ-ve të njohur janë edhe dyshja e muzikës elektronike, Shouse të njohur për singlin e tyre ‘Love Tonight’. Në natën finale do të keni mundësi të shijoni super muzikën e Nina Kravitz, e cila njihet si një DJ dhe producente shumë e njohur e muzikës techno dhe elektro.
Për të qenë pjesë e kësaj eksperiencë fantastike, të interesuarit mund të rezervojnë biletat nëpërmes rave-travel.com