Në orët e hershme të mëngjesit të datës 21 janar, do të shfaqet Eklipsi i Plotë i Hënës edhe në qiellin e Kosovës.
Si çdo herë tjetër, edhe këtë vit, klubi i astronomisë “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK), do të sjell teleskopët optik në Prishtinë, për të mundësuar vrojtimin e këtij fenomeni.
AOK do të nis aktivitetin me datën 20 Janar, nga ora 21:00 në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), gjatë të cilit do të zhvillohen prezantime si dhe lidhje direkte me shkencëtarë ndërkombëtar, deri në kohën e paraqitjes së eklipsit.
Kujtojmë që me datën 27 korrik të vitit të kaluar, ndodhi eklipsi më i gjatë i Hënës në shekullin XXI.