Ngjarjet sportive botërore tashmë po e ftojnë këngëtaren kosovare me fame botërore, Era Istrefi, që të jetë prezente në aktivitete të shumta.
Një gjë të tillë më së miri e tregon “Kupa e Botës e Futbollit për Femra FIFA 2019”, ku në instagramin e FIFA-s njoftohet se Era Istrefi do të bëjë hapjen e ceremonisë së këtij aktiviteti, i cili do të mbahet nga data 7 qershor deri më 7 korrik, në Paris.
Era Istrefi ishte pjesë edhe e hapjes së “FIFA World Cup 2018”, e cila u mbajt në Rusi, në Stadiumin Luzhniki.