Në kuadër të platformës “Sot”, organizata “Balkans Youth Council’’, vazhdon të organizojë diskutime online me profesionistë të rinj dhe studentë nga Ballkani Perëndimor, në fusha të ndryshme studimi. ‘Gjelbërimi i Ballkanit Perëndimor’ do të jetë ngjarja e 22-të, e organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit në 4 vitet e fundit, përmes së cilës janë pranuar më shumë se 4.500 pjesëmarrës nga rajoni.
Pjesëmarrësit duhet të jenë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia) dhe vendet e BE-së. Gjithashtu, Këshilli Rinor i Ballkanit do të sjellë në këtë aktivitet folës, të cilët janë përfaqësues dhe akterë kryesorë të institucioneve dhe kompanive që sjellin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Energjisë së Gjelbër.
Ky diskutim në internet do të mbahet më 16 Mars 2021, nga ora 10:00 – 14:00, përmes platformës Zoom, ku qindra profesionistë të rinj, studiues, studentë, akterë kryesorë dhe persona të tjerë, të interesuar në fushën e mjedisit dhe energjisë së rinovueshme, do të diskutojnë dhe ofrojnë rezoluta dhe ide për një vend sa më të gjelbëruar.