Me 26 Shkurt të vitit 1983, u publikua albumi i famshëm ‘Thriller’ i Michael Jackson, që arriti në pozitën e parë në toplistën e albumeve më të mira në SHBA. Thriller theu pengesat racore në muzikën pop, duke bërë të mundur paraqitjet e Xheksonit në MTV dhe takimin me Presidentin Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë. ‘Thriller’ u bë albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave me shitje mbi 65 milion kopje.
Në këtë ditë në vitin 2011, u raportua se kënga e famshme e Queen’s ‘We Will Rock You’, ishte kënga më e transmetuar në ngjarjet sportive në Sh.B.A.