Le të kujtojmë që të jemi të mirë me njëri-tjetrin, pasi nuk është gjithmonë e dukshme nga jashtë se cilat janë betejat që mund të përballemi brenda nesh. Mbi të gjitha, kur gjithçka të ketë mbaruar, e gjitha që do të ketë rëndësi, është se si e kemi trajtuar njëri-tjetrin.
Ju tashmë e dini që duhen më shumë muskuj për të rrudhur fytyrën sesa për të buzëqeshur. Në mënyrë të ngjashme, të qenit i mirë me një qenie tjetër nuk kushton para apo nuk kërkon shumë përpjekje. Andaj ju sjellim tek ju disa nga veprimet që mund ti bëni, për ta ndihmuar dikë që ti riktheni buzëqeshjen:
– Buzëqesh kur krijon kontakt me sy me dikë
– Jep përparësi kjo tregon respekt por edhe një mirësi ndaj personit tjetër
– Nëse ke mundësi për ti ndihmuar, ndihmo pa menduar për kthimin e kësaj të mire
– Dëgjo para se të flasësh
– Kërkoni mënyra se si mund të promovoni paqen
– Ofroni sa më shumë përqafime
– Jepni komplimente
– Mbillni një pemë ose lule në një zonë të lënë pas dore në lagjen tuaj.
– Lexoni një libër një fëmije ose një personi të moshuar.
– Gëzoni më të dashurit tuaj, duke ju bërë një dhuratë të papritur. Ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë, rëndësi ka që ju mendoni për ta.
– Fshihini ndonjë letër me shënime inkurajuese në kutinë e drekës së bashkëshortit ose fëmijës tuaj ose në xhepin e një pallto, këpucë ose në një vend tjetër ku ai ose ajo do ta marrë këtë surprizë të bukur të vogël dhe do të gëzohet pamasë.
– Mundohuni të merrni pjesë në punë vullnetare, sidomos për të ndihmuar të pastrehët, shtëpitë e pleqve apo jetimoret.
– Dërgoni dikujt që njihni dhe që e dini që po kalon kohë të vështira një kartolinë, lule, biskota ose ndonjë shprehje inspiruese që e bën atë person të kuptoj se ju interesoheni dhe po mendoni për të.
– Nuk është kurrë vonë të filloni ndonjë fushatë, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve aty ku ju jetoni, për të ndihmuar një individ ose një grup të margjinalizuar. Po e marrim si shembull, Maisie Devore, e cila vendosi që fëmijët në komunitetin e saj në Eskridge, të Kansasit, duhet të kishin një pishinë për ditët e nxehta të verës. Ajo erdhi me idenë për mbledhjen e kanaçeve të aluminit dhe ti dërgoj ato në qendrën lokale të riciklimit për të mbledhur paratë për pishinë. Ajo vazhdoi me mbledhjen e tyre për 30 vjet rresht, derisa e arriti qëllimin e saj dhe me të hollat e mbledhura ndërtoi një pishinë olimpike për banorët e atij qyteti!
Le të jemi më aktivë në përpjekjet tona, jo se duhet, por sepse duam. Dhe madje jo sepse të tjerët kanë qenë të mirë me ne, por sepse të qenit i mirë është mënyra e zemrës. Bëhuni shembull i mirësisë!