Në mbarë botën sot (18 maj), shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Muzeve‘, e cila i dedikohet promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe artistike të botës.
Muzeumet janë vende të veçanta, ku njerëzit mund të eksplorojnë, të mësojnë dhe të lidhen me trashëgiminë e tyre kulturore dhe historike. Kjo ditë gjithashtu promovon bashkëpunimin mes muzeve dhe ndërveprimin ndërkulturor, për të krijuar një platformë për shkëmbim idesh dhe eksperiencash. Muzeumet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të vlefshme artistike, historike dhe arkeologjike. Dita e sotme thekson sfidat me të cilat përballet trashëgimia kulturore në botë, siç janë dëmtimi, humbja, tregtia e paligjshme dhe shkatërrimi si dhe inkurajon përpjekjet për të ndaluar këto fenomene, për të mbrojtur trashëgiminë tonë të pasur.
Për të shënuara këtë ditë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë organizuar një agjendë me aktivitete të ndryshme kulturore.