Njësitet policore për menaxhim dhe kontrolle të trafikut nëpër rrugët e vendit, si në rrugë lokale, rajonale dhe në autostrada, janë duke punuar për të garantuar dhe mundësuar një qarkullim të rregullt dhe pa pengesa, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Për tu njoftuar me statistikat e tiketave të shqiptuara në trafik, për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve, Radio KFOR-i kontaktoi Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës: “Gjatë 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 12 aksidente trafiku me dëme materiale, 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe për fat të mirë nuk ka pasur aksidente trafiku me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.565 tiketa trafiku.”
Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.