Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve të Frankofonisë kanë njoftuar se nga 5 marsi e deri më 31 mars, mbahet kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit, në shumë vende të botës.
Poashtu, njoftohet se ky vit do t jetë i veçantë, pasi që festohet përvjetori i pesëdhjetë i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë! Me këtë rast, ftohen të gjithë që të përcjellin këtë vit programin e pasur me aktivitete kulturore në disa qytete të Kosovës. Vlen të përmendim gjithashtu se Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë që nga viti 2014.