‘Si do t’i emëronit targat e veturës së juaj, nëse do të kishit mundësi’, kjo është tema për të cilën do të diskutojmë sonte në kuadër të emisionit të mbrëmjes M.E.N.Y, duke filluar nga ora 19:00 deri në orën 22:00.
Radio KFOR-i ka kontaktuar disa dëgjues, të cilët patën përgjigje të ndryshme për këtë çështje:
“Unë në targat e mia të veturës e kisha shkru “edhe unë ty”. Kjo nënkupton që nëse në trafik ka ofendime nga ana e shoferëve të tjerë, le me kuptu që edhe unë ty të njëjtin veprim apo të njëjtin ofendim për ta”, tha Shkëlqimi.
“Unë çka kisha shkru në targat e veturës sime kishte me qenë “Ma kadal”, se po bëhen shumë aksidente edhe ashtu me pas njerëzit një mesazh direkt, kur e shtypin gazin ma shumë me i dalë ajo “ma kadal” me frenu pak, kujtoje jetën e tjerëve me tënden”, thotë Shera.
“Ajo që unë mendoj se kish qenë e arsyeshme edhe një lloj mesazhi që kish me i përcjell edhe njerëzit e tjerë që e kishin lexu, kish qenë me qenë shprehja në targa “Ti s’je vetëm”. Ky mesazh në njërën anë kish me qenë edhe motivues për ndonjë njeri që është në veturë e që mund të jetë në gjendje jo të mirë emocionale e ky mesazh mundet me i ndihmu për me i përkujtu që ke njerëz rreth vetës e në anën tjetër për shkak të ndonjë pakujdesie po shkaktohen aksidente në komunikacion, e kur e lexon që “Ti s’je vetëm”, e kupton që nuk është rruga veç e vetja”, thotë Besi.
Ju mund të inkuadroheni në emisionin e mbrëmjes MENY, duke dërguar porosi në numrin 049 950 950, apo edhe duke shkarkuar aplikacionin mobile të Radio KFOR-it, qoftë për Android apo iOS.