“Fomulimi i parë i fjalisë që më rrjedhë natyrshëm është ky: thjesht ekziston një linjë magjike mes meje dhe radios dhe gjithçkaje që ndërlidhet me radion. Në momentin kur unë jam në studio, thjesht harroj gjithçka që ndodhë jashtë saj… jam unë ,mikrofoni dhe dëgjuesit e Radio KFOR-it.
Pasioni edhe dashuria e madhe që kam për radion është diçka që është kultivuar ndër vite tek unë dhe është arsyeja e rrugëtimin tim profesional. Megjithëse, e kam sfiduar veten edhe në mjete të tjera të komunikimit, por energjia dhe ndjesia që më jep radio, është ajo çfarë vazhdimisht kam kërkuar dhe e kërkoj. S’ka gjë më të bukur se t’i drejtohesh qindra-mijërave njerëzve që e dëgjojnë Radio KFOR-in , të cilëve u përçon energji dhe pranon energji nga ta. Paramendojeni, valët e radios-frekuencat nuk ndalojnë asnjëherë së udhëtari në hapësirë, nuk shuhen kurrë, dhe kjo është ndjesia më e frikshme, më entuziaste dhe më e bukur në të njëjtën kohë.”