Në fund të këtij muaji, pritet që kryeqytetit t’i shtohet ‘Shtegu i Arinjve’, projekt ky që vjen nga bashkëpunimi i ‘Klubit Alpin Prishtina’ me Drejtorinë e Parqeve, Komunën e Prishtinës, Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Hortikulturën.
Radio KFOR-i ka kontaktuar me menaxherin e ‘Kubit Alpin Prishtina’, Nazmi Hasanramaj i cili ka shpalosur detaje nga ky projekt:
“Është një shteg i kategorisë 1, i cili mund të shfrytëzohet nga të gjithë. Deri në fund të nëntorit do të jetë i gatshëm për këmbësorë dhe për çiklistë, ndërsa si projekt vjen brenda Planit Zhvillimor për Parkun e Mbrojtur të Gërmisë”.
Këtij shtegu do t’i rregullohet traseja, do të pastrohet nga vegjetacioni, si dhe do të bëhet edhe rregullimi i dy krojeve përgjatë shtegut, si dhe do të bëhet vendosja e sinjalistikës.