Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS), edhe këtë vit, në ‘Ditën Botërore të Vetëdijesimit ndaj Minave’ e cila shënohet sot (04.04.22), ka për qëllim edukimin dhe shmangien e të rënit viktimë e mjeteve shpërthyese.
Rreziqet shpërthyese vrasin dhe plagosin njerëz çdo ditë, pengojnë zhvillimin social dhe ekonomik dhe përfaqësojnë një pengesë serioze për dërgimin e ndihmave humanitare në zona kritike të botës.
Kjo është arsyeja pse UNMAS si dhe partnerët e saj në sektorin e veprimit ndaj minave, po punojnë për të mbështetur dhe ndihmuar të mbijetuarit dhe njerëzit përreth tyre.
Po ashtu, strategjia e OKB-së për Veprimin ndaj Minave siguron që ndihma ndaj viktimave të ketë prioritet gjatë programit të OKB-së për veprimin ndaj minave.