Më datën 8 prill, në hapësirat e ‘Prishtina Hacerspace’ organizohet fushata ‘Edit-a-thonë’, një ngjarje që përfshin anëtarë të komunitetit rom, të cilët shkruajnë dhe përmirësojnë artikuj mbi komunitetin rom, identitetin, historinë dhe kulturën e tyre, për të luftuar barrierat e paragjykimit dhe diskriminimit me të cilët ky komunitet përballet.
Kjo fushatë ‘Edit-a-thona’, e organizuar nga ‘WoALUG’ ka për qëllim promovimin e kulturës, historisë, traditave dhe identitetin e komunitetit rom, duke shkruar e përkthyer artikuj në gjuhën shqipe, angleze etj.
Aktiviteti në fjalë, është i hapur për të gjitha komunitetet. Po ashtu, njoftohet se pjesëmarrësit të cilët nuk janë nga Prishtina, (harxhimet e tyre) do të rimbursohen.