Edicioni i parë i Rave “LIVE SESSION” po përfundon me performancën e Rrrron-it, të cilit i pëlqejnë gjërat jo konvencionale, mendon që muzika komerciale e radios ka devijuar sensin e muzikës. Ai është fans i skenës muzikore rumune si dhe është një prej krijuesve të “Kult-Ure”, një ndërmarrje e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin social drejt rëndësisë së artit dhe muzikës në një shoqëri, ku ndonjëherë iu imponohen edhe aktivitete të tjera “pa ngjyrë”.
Performancën e fundit të këtij edicioni mund ta ndiqni këtë të diel, nga ora 21:00, në faqen zyrtare të Rave Travel dhe në Radio KFOR.