Kur flasim për modën, gjithçka fshihet pas detajeve. Janë pikërisht aksesorët, të cilët për dikë mund të jenë jo aq të rëndësishëm apo të domosdoshëm, por në esencë janë ato që i japin jetë një veshjeje edhe atëherë kur ajo mund të jetë shumë e thjeshta.
Këtë e pohon edhe znj. Brikena Raça, e cila pa përfshirje të aksesorëve në veshjen e saj, nuk mund të del nga shtëpia. Në një prononcim dhënë Radio KFOR-it, në lidhje me këtë temë, znj. Brikena tha: “Unë mendoj që një veshmbathje nuk është e kompletuar dhe nuk mund të duket bukur, pa vendosje të aksesorëve, prandaj nuk ndodh që të shkoj diku, pa shtuar në dukjen time, vathët, byzylykët, orën dhe syzet. Tani në stinën e verës, preferoj shumë edhe aksesorë për këmbë.”
Jo vetëm nga vajzat dhe gratë, por edhe nga djemtë dhe burrat, aksesorët po vlerësohen dhe përdoren çdo ditë e më shumë, ku loja me ngjyra është e rekomandueshme më shumë gjatë kësaj vere.