Në prag të festave të fundvitit që ka organizuar Komuna e Prishtinës, në kuadër të ngjarjes kulturore ‘PriteNshesh’, nesër (20.12.19), ky festival vazhdon me super mbrëmje me muzikë rock dhe alternative. Kësaj radhe ‘Defy Them’ në bashkëpunim me ‘Komunën e Prishtinës’ sjellin ‘FUZZ – Festivali i muzikës alternative’, i cili vjen me një line up unik për herë të parë në Prishtinë! Artistët që do t’ju argëtojnë nesër (E premte), prej orës 20:30, janë: Asgje Sikur Dielli, PinkMetal dhe SOTAP.
Sipas koordinatorit të aktiviteteve kulturore në ‘Komunën e Prishtinës’ Adrian Berisha, i cili ditë më parë konfirmoi për Radio KFOR-in, aktivitetet kulturore dhe argëtuese do të vazhdojnë në shesh deri me datën 31 dhjetor të këtij viti, ndërkaq në natën e ndrrimit të moteve qytetarët mund ta festojnë natën e fundit të vitit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ nga ora 22:00, ku do të performojnë artistë të shumtë dhe do ketë surpriza të tjera.