Këtë të shtunë (21 dhjetor 2019), duke filluar nga ora 10:00, në komunën e Graçanicës do të mbillen fidane e pemë, me qëllim që të rritet numri i hapësirave me gjelbërim. Ky organzim multietnik vjen nga ‘GAIA Kosovo’, të cilës i kanë ndihmuar në bashkorganizim edhe ‘Të Rinjët Aktiv të Graçanicës’ edhe ‘KVRL Graçanicë’.
Lidhur me ngjarjen Radio KFOR-i ka kontaktuar me koordinatorin e ‘GAIA Kosovo’ dhe njëherit asistentin e projektit, Granit Gashi, i cili na shpalosi detaje të projektit: “Ky është njëri nga aksionet e shumta që kemi organizuar sivjen në projketin ‘Klima për Ndryshim”, i cili i referohet problematikës që edhe Kosovën e shqetëson karshi ndryshimeve kilmatike. Ky aksion organizohet në Graçanicë ku do të ketë pjesëmarrës nga komuniteti serb, shqiptar, rom dhe ashkali, ku së bashku do të mbjellim fidane e pemë në disa zona të caktuara në komunën e Graçanicës. Jemi në bashkorganizim me ‘Qendrën e Të Rinjve në Graçanicë, të cilët janë një grup i përbërë kryesisht nga të rinj serb, të cilët na kanë dalë në ndihmë si bashkorganizatorë në mënyrë që të kemi më shumë impakt në popullatën lokale”.
Aksioni është pjesë e projektit ‘Klima për Ndryshim’, i cili fokusohet në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike në Kosovë.