Revista “For You”, fton të gjithë adoleshentët e moshave nga 14 deri në 18 vjeç, që të marrin pjesë në garën për ese, që është e hapur për të rinjtë e të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë. Në veçanti revista “For You”, fton të gjithë adoleshentët e minoriteteve që ti bashkohen garës në fjalë dhe të shkruajnë një ese rreth miqësisë, sepse, ashtu siç edhe nënkupton titulli, tema e garës për këtë ese është: ‘Le të mendojmë për miqësinë!’
Në përfundim të kësaj gare, tre nga esetë më të mira, do të shpërblehen me nga një tablet.
Ju rekomandojmë që të lexoni me kujdes udhëzimet për pjesëmarrje në garën për esenë më të mirë, të organizuar nga revista “For You”.
Prandaj, mos hezitoni, ndërsa i shijoni këto pushime verore, ndani kohën tuaj për t’u relaksuar, për të menduar dhe për t’i paraqitur me shkrim mendimet e juaja mbi miqësinë dhe jepni vetes mundësinë për të fituar një nga çmimet e vlefshme, të cilat i dhuron revista “For You”.
Pasi ta keni shkruar esenë, shkoni në faqen e revistës “For You”, në https://magazineforyou.com/1/competition/ dhe dorëzoni punimin tuaj aty edhe do ti keni edhe informacionet tjera shtesë rreth kësaj gare.
Ekipi i Revistës “For You”, shpreh mirënjohjen për pjesëmarrjen tuaj në këtë garë për esenë më të mirë dhe ju uron suksese…