Revista ‘4You’, për më shumë se dy dekada, po vazhdon të mbetet një nga revistat më të dashura për të rinjtë, duke i informuar dhe argëtuar ata përmes artikujve të ndryshëm. Në numrin më të ri do të keni mundësi të lexoni artikuj të shumtë informativ nga tema të ndryshme, e njëra ndër to është edhe intervista ekskluzive e komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajorit, Enrico Barduani.
Në këtë numër po ashtu lexuesit mund të mësojnë më shumë rreth karrierës dhe jetës së këngëtares, Dafina Bytyqi. Gjithashtu, ky numër i ri i revistës do t’ju njoftojë më shumë me shkollën e muajit, ‘Ymer Prizreni’, në qytetin e Prizrenit.
Përveç informacioneve nga fusha të ndryshme, këtë muaj mund të lexoni më shumë edhe për ndalimin e gjuhës së urrejtjes, për sportin, filmin dhe ndikimin e muzikës tek adoleshentët.
Revista ‘4You’, vazhdon të mbetet një nga adresat më të besueshme për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.