Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, udhëhoqi përurimin e studiove të reja rezervë të Radio KFOR-it. Këto studio janë të dizajnuara për të adresuar nevojat në zhvillim të transmetimeve moderne dhe kërkesat specifike të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Studiot e reja do të mundësojnë që programet e specializuara të arrijnë zonat specifike në Kosovë, duke u fokusuar në ngjarje apo çështje të veçanta, që përputhen me interesat dhe objektivat e misionit të KFOR-it.
Këto studio rezervë të Radio KFOR-it, jo vetëm që do të forcojnë qëndrueshmërinë operacionale të Radio KFOR-it, por gjithashtu do të rrisin aftësinë e vetë, për t’i shërbyer audiencave të ndryshme me përmbajtje dinamike dhe me cilësi të lartë.
Përurimi rikonfirmon rolin e Radio KFOR-it, si zë i paqes, tolerancës dhe inovacionit në rajon.