– Me 28 nëntor, të vitit 2008, Britney Spears publikoi studio albumin e saj të gjashtë me radhë, të cilin e titulloi “Circus”. Albumi u radhit në vendin e parë në top listën Amerikane, Billboard.
– Me 28 nëntor, të vitit 1960, këngëtari dhe aktori amerikan, i njohur si “Mbret i Rock and Roll-it”, Elvis Presley filloi qëndrimin 6 javor, në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar “Are You Lonesome Tonight”.
– Në po këtë datë, të vitit 1974, këngëtari, kompozitori dhe aktivisti paqësor anglez, John Lennon bëri paraqitjen e tij të fundit në një koncert bashkë me Elton John, në Madison Square Gardens, në New York City. Lennon interpretoi tre këngët “Whatever Gets You Thru The Night”, “I Saw Her Standing There” dhe “Lucy In The Sky With Diamonds”.