Përdorimi racional i ujit është gjithmonë i rëndësishëm, mirëpo veçanërisht është i rëndësishëm gjatë periudhave të thatësirës apo të stinës së verës, meqë ka një kërkesë të madhe për furnizime me ujë. Para së gjithash, kursimi i ujit do të rezultonte në reduktimin e thatësirave në mbarë botën dhe kjo do të rriste ndjeshëm shanset e mbijetesës së specieve shtazore. Për më tepër, qeniet e gjalla do të përfitonin shumë pasi do të kenë një sasi të përshtatshme uji për të pirë.
Zhdukja e shumë specieve mund të parandalohet, nëse të gjithë ne japim kontributin tonë në ruajtjen e ujit.
Disa mënyra se si të kursejmë ujin:
Kurseni ujin në kuzhinë;
- Vendosni një shishe me ujë në frigorifer, për të kursyer rrjedhjen e ujit dhe pritjen që rubineti të jetë i ftohtë. Të presësh që rubineti të rrjedhë i ftohtë, mund të harxhojë 10 litra ujë në ditë, pa nevojë!
- Mbushni një plastikë me ujë dhe aty shpërlani enët, para se ti fusni në makinën e enëve.
- Vendosni kapakë në tenxhere, për të zvogëluar sasinë e ujit të humbur gjatë ngrohjes.
- Vendosni enët në makinën e enëve dhe lëshojeni të punojë vetëm atëherë kur është e ngarkuar plot.
Kurseni ujin në banjë:
- Ndaleni rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve. Një rubinet që rrjedh, mund të harxhojë më shumë se 6 litra ujë në minutë!
- Dush në vend që të laheni. Kur lahemi, mesatarisht ne përdorim rreth 80 litra ujë, por gjatë një dushi, zakonisht përdorim midis 6 dhe 45 litra ujë.
- Instaloni çezmat dhe dushet me efikasitet të ujit, për të minimizuar harxhimet e kota të ujit – kjo do t’ju kursejë para në faturat tuaja të ujit dhe energjisë.
- Rregulloni një rubinetet që pikojnë. Një rubinet që pikon, mund të harxhojë deri në 15 litra ujë në ditë!