– Me 12 gusht, të vitit 1991, rock bendi Metallica, lansuan albumin e tyre të pestë me radhë, të cilin e titulluan ‘The Black Album’. Albumi arriti në pozitën e parë, në 8 shtete të botës, përfshirë edhe SHBA dhe grupi arriti shitje të mbi 16 milion kopjeve të këtij albumi.
– Në këtë datë, të vitit 2006, një nga themeluesit e grupit Destiny’s Child, LeToya ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me solo albumin e saj debutues të titulluar ‘LeToya’.
– Në vitin 2008, me 12 gusht, The Jonas Brothers, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e tyre ‘Burning Up’.