– Më 26 korrik, të vitit 1968, grupi The Jackson 5 nënshkruan kontratën e parë me Motown Records, duke nisur rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm që do të shënonte historinë e muzikës pop dhe soul si dhe do të zbulonte super yllin Michael Jackson.
– Më 26 korrik, të vitit 2023, ndërroi jetë këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O’Connor, në moshën 56-vjeçare. Sinéad O’Connor ishte më e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e cila u publikua në vitin 1990 dhe kryesoi top listat muzikore në mbarë botën.
– Më 26 korrik, të vitit 2006, kitara me të cilën i mësoi akordet e para Sir Paul McCartney, në një ankand në “Abbey Road Studios” të Londrës, arriti që të shitet për 330 mijë funte. Kitara akustike “Rex”, e ndihmoi McCartney-n të bindte John Lennon, që të bashkohej me grupin e tij, The Quarrymen, në vitin 1957.







