Sot, me 20 mars, shënohet ‘Dita Botërore e Shëndetit Oral’, një ngjarje që ka për qëllim sensibilizimin e njerëzve mbi rëndësinë e shëndetit oral dhe higjienës orale.
Shëndeti oral ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm. Sëmundjet orale, siç janë kariesi, gingiviti dhe sëmundjet e tjera të dhëmbëve dhe mishit të gojës, mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore nëse nuk trajtohen me kohë.
Këto probleme mund të shkaktojnë dhimbje të forta, infeksione, humbje të dhëmbëve dhe madje edhe komplikime të tjera që mund të ndikojnë në zemër, diabet dhe shëndetin respirator.
Për të pasur një gojë të shëndetshme, është e rëndësishme të ndiqni disa praktika të thjeshta, siç janë:
– të pastroni dhëmbët dy herë në ditë.
– të përdorni fije dentare për pastrimin e hapësirave në mes të dhëmbëve.
– vizita te stomatologu rekomandohet të paktën një herë në vit, për të kontrolluar shëndetin e dhëmbëve.
– konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina dhe minerale, si perimet dhe frutat, ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe mishit të gojës.