– Me datën 20 mars, të vitit 2017, këngëtari Ed Sheeran arriti në majën e klasifikimit të këngëve në Angli, me këngën “Shape of You”. Një vit më vonë, në 2018-ën, “Shape of You” u bë kënga e parë që arriti dy miliardë transmetime në Spotify.
– Me datën 20 mars, të vitit 1991, këngëtari Michael Jackson nënshkroi marrëveshjen më të bujshme në historinë e regjistrimit të muzikës, me Korporatën Sony, kontratë kjo prej 1 miliard dollarësh.
– Në këtë datë, të vitit 1960, këngëtari Elvis Presley filloi seancën e tij të parë të regjistrimit të këngëve, 18 ditë pas shkarkimit të tij nga ushtria amerikane.