‘Dita Ndërkombëtare e Multilateralizmit dhe Diplomacisë për Paqe’ çdo vit shënohet me datën 24 prill dhe kujton rëndësinë e bashkëpunimit dhe diplomacies, për zgjidhjen e konflikteve dhe promovimin e paqes në nivel ndërkombëtar. Multilateralizmi është një qasje që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve globale, duke u mbështetur në marrëveshjet dhe organizatat ndërkombëtare. Përmes multilateralizmit, vendet mund të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për sfidat globale, siç janë: shëndeti publik, ndryshimet klimatike, lufta kundër terrorizmit, zhvillimi i qëndrueshëm, etj. Diplomacia për paqe në anën tjetër, është një qasje tjetër e rëndësishme, në përpjekjen për të ndalur konfliktet dhe për të promovuar paqen. Diplomacia është një mjet i rëndësishëm për të arritur marrëveshje dhe për të promovuar marrëdhënie të mira midis shteteve dhe popujve. Diplomacia mund të ndihmojë në zbutjen e tensioneve dhe në zgjidhjen e problemeve, në mënyrë paqësore.
Dita Ndërkombëtare e Multilateralizmit dhe Diplomacisë për Paqe ka për qëllim të nxitë bashkëpunimin ndërkombëtar për të përkujtuar se paqja dhe siguria janë më të arritshme, atëherë kur njerëzit dhe shtetet bashkëpunojnë në mes tyre. Duke e promovuar multilateralizmin dhe diplomacinë për paqe, ne mund të ndihmojmë në zgjidhjen e problemave globale dhe në ndërtimin e një bote më të qëndrueshme dhe paqësore për të gjithë.