– Me 24 prill, të vitit 1982, ka lindur këngëtarja Kelly Clarkson. Ajo arriti sukses në botën e muzikës, kur e fitoi edicionin e parë të spektaklit American Idol, në vitin 2002 dhe në po atë vit, ajo arriti që të klasifikohet në pozitën e parë të këngëve më të mira në SHBA, me këngën ‘A Moment Like This’.
– Në këtë datë, të vitit 1970, kënga ‘Border Song’ e këngëtarit anglez, Sir. Elton John, arriti që të hyj në top listat muzikore në Angli. Kjo këngë ishte pjesë e albumit që mbante emrin e tij ‘Elton John’.
– Në prill, të vitit 2017, këngëtari Ed Sheeran, arriti që të qëndroj në Australi në pozitën e parë, për 14 javë rresht, me këngën “Shape Of You”, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Coolio, me këngën “Gangsta’s Paradise”, në vitin 1995.