Qendra Kosovare për Studime Gjinore, sot (02.07.2019) organizon panelin e diskutimit “Femicidi dhe perspektiva feministe”, që mbahen në ora 16:00, në hapësirën e fondaicionit “Shtatëmbëdhjetë”.
Diskutimi joformal do të realizohet nga folëset : Dr. Bergita Curri, Instituti i Mjekësisë Ligjore; Yllka Soba, Kvinna till Kvinna dhe Luljeta Demolli, Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Vlen theksuar se aktiviteti mbështetet nga Kvinna till Kvinna.