Sot (2 korrik), në Gjiblitar, nga ora 17:45, Klubi Futbollistik “Prishtina” do të zhvillojë ndeshjen kthyese, ku shpresohet të arrihen rezultate pozitive.
Trajneri i Klubit Futbollistik “Prishtina”, Mirel Josa, për ndeshjen në fjalë ka thënë se nëse e japim maksimumin do ta fitojmë ndeshjen dhe më tutje ka shtuar: “Është me rëndësi që skuadra është rikuperuar nga udhëtimi dhe sot do të mundohemi të japim maksimumin, duke e ditur se për ne kjo ndeshje ka shumë rendësi, për vazhdimësinë e skuadrës dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë të ndërtohemi si skuadër.”