Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim në Kosovë, këtë vit, do të festojë përvjetorin e saj të 20-të. Prandaj, Ambasada Gjermane në Kosovë, GIZ dhe KfW do të punojnë së bashku për të koordinuar të gjitha festimet të cilat do të organizohen përgjatë vitit. Pikërisht, për këtë rast kërkohen dizajnuesë ose agjenci krijuese, për të konkurruar me konceptet e tyre krijuese.
Logoja e cila do të përdoret duhet të ketë ndikim vizual dhe integritet të lartë të dizajnit dhe duhet të jetë e pranueshme për një sërë mediumesh (print, online, veshje, shenja të jashtme, etj).
Për të ditur më shumë rreth logo-s, mund të kontaktoni apo ta vizitoni Innovation Centre Kosovo.