Një festival fantastik na pret me 5 nëntor, i organizuar për herë të parë nga Rave Travel. Bëhet fjalë për ‘Rave Festival’, që do të organizohet menjëherë pas ‘Prishtina Music Conference’, në hapësirat e AMC HALL, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në kilometrin e parë.
Ky festival tashmë ka prezantuar dy artistët e parë pjesëmarrës, artisten nga Berlini, DJ Kiti Arsa, e cila njihet për energjinë dhe bagazhin e pasur në muzikë dhe Tomoki Tamura, që vjen nga Japonia, njëherit një DJ dhe producent i njohur në Japoni dhe Evropë i cili ka lansuar më shumë se 40 disqe muzikore.
Festivali në ditët në vijim do të prezantojë edhe artistët tjerë pjesëmarrës, ndërsa biletat për këtë festival mund ti gjeni online në: www.rave-travel.com Po ashtu, për detaje të tjera të festivalit, të interesuarit mund ta ndjekin faqen e tyre në instagram:@ravefestival.ee