Policia e Kosovës po vazhdon të punoj me profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar rend, ligj dhe siguri në vend.
Për të qenë të sigurt në rrugë, Policia e Kosovës çdo ditë apelon që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, përderisa raportojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1.443 tiketa trafiku.
Sipas raportit të njëjtë 24 orësh, gjithsej kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar, 34 aksidente me dëme materiale, ndërsa janë raportuar 3 aksidente trafiku me fatalitet.
Sa i përket veprave të ndryshme penale, policia ka arrestuar 9 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. Policia e Kosovës vazhdon të ofrojë zbatim të ligjit në mënyrë profesionale dhe efikase, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, të mbajë rendin dhe qetësinë publike dhe të ofrojë një shërbim policor kompetent në të gjitha aspektet e prioriteteve strategjike të tij.