Çdo vit, në javën e parë të shtatorit, që sivjet i bie nga data 4 e deri më 13 shtator, Mbretëria e Bashkuar organizon ‘Javën e Ndërgjegjësimit për Migrenën’. Kjo javë u krijua për të rritur ndërgjegjësimin për migrenën dhe për ndikimin e saj në jetën e individëve. Tema me të cilën shënohet sivjet kjo javë, thotë: “Të ndriçojmë një dritë mbi migrenën; ti kuptojmë, ti mbështesim dhe të ndërgjegjësohemi”.
‘Java e Ndërgjegjësimit për Migrenën’ synon gjithashtu të ofrojë mbështetje dhe të rrisë por edhe të nxisë kërkime mjekësore për trajtimin dhe shërimin e saj. Shumë njerëz kalojnë tërë jetën e tyre pa diagnozë dhe trajtim të duhur, ku me një kujdes dhe trajtim të veçantë, migrena mund të bëhet më e menaxhueshme.