– Me datën me 4 shtator, të vitit 2001, rock bendi System Of A Down, publikuan albumin e tyre të titulluar ‘Toxicity, një klasik i zhanrit armen folk-metal, që arriti shitje mbi 3 milionë kopje.
– Sot, me 4 shtator, feston ditëlindjen këngëtarja, kantautorja dhe njëherit aktorja e famshme Beyonce, e lindur në vitin 1981, në Texas të SHBA-së. Gjatë karrierës së saj, ajo ka shitur rreth 100 milion albume, si solo artiste dhe 60 milion kopje albumesh, me grupin Destiny’s Child.
– Në këtë datë, të vitit 1982, rock bendi Survivor, ishin në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në Angli, me këngën ‘Eye Of The Tiger’. Kjo këngë ishte kolonë zanore e filmit ‘Rocky III’. Më këtë këngë, bendi fituan edhe çmimin ‘Grammy’, për performancën më të mirë, në zhanrin Rock.