Policia e Kosovës, si autoritet i zbatimit të ligjit, me njësitet e saj, po vazhdon të punoj me profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar rend, ligj dhe siguri në vend. Duke ju referuar të dhënave të fundit nga gjendja në trafik, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, z. Jeton Rexhepi, në një prononcim për Radio KFOR-in, njoftoi: “Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë regjistruar 15 aksidente trafiku me të lënduar, 35 aksidente trafiku me dëme materiale, asnjë aksident me fatalitet, asnjë tiketë në bazë të ligjit Covid-19, janë arrestuar 26 persona, 15 persona janë dërguar në mbajtje, 5 persona në vuajtje të dënimit dhe janë shqiptuar 1.853 tiketa trafiku”, njoftoi z. Rexhepi.
Për të ju shmangur aksidenteve rrugore, Policia e Kosovës bënë thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të zbatojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të ju shmangen aksidenteve rrugore.