‘Festivali i Teatrove – Ferizaj’, ka prezantuar programin për edicionin e 52-të me radhë, i cili do të mbahet për një javë rresht. Festivali në fjalë, për shtatë ditë me radhë do të jap shfaqje të ndryshme, prodhime këto edhe të teatrove nga rajoni, ndërsa hapjen e Festivalit do ta bëjë shfaqja “Memorandumi” nga Teatri Adriana, me regji të Agon Myftarit.
Përgjatë datës 1 tetor deri më 7 tetor, sa do të zgjasë Festivali, do të jepen edhe shfaqjet tjera si: ‘Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër’, ‘Ora e Vdekjes’, ‘Babai dhe Babai’, ‘The Handke Project’, ‘Viganët’ dhe ‘Mjekimi’.
Ndërkaq, shfaqja “Koleksionisti i Syve” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, do ta bëjë përmbylljen e këtij festivali, me datën 7 tetor.