Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku pasqyrohet gjendja e sigurisë dhe trafikut rrugor në vend. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 3 aksidente trafiku me pasoja fatale, ndërsa 19-të të tjera kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 35 aksidente janë regjistruar me dëme materiale.
Përveç aksidenteve, Policia ka vazhduar me veprimet e saj në zbatimin e ligjit dhe garantimin e rendit publik. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 22 persona, ku 16-të prej tyre janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Në kuadër të kontrollit dhe disiplinimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1.812 gjoba trafiku, duke reflektuar përkushtimin për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve ligjore.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë për kujdes të shtuar në komunikacion dhe bashkëpunim me autoritetet për të garantuar një ambient më të sigurt për të gjithë.







