Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka njoftuar se po vazhdon të jetë i hapur konkursi për subvencionimin e projekteve filmike. Këtë vit, përbrenda thirrjes është prezantuar edhe një kategori e re, ajo e filmit të metrazhit të gjatë – me buxhet të ulët, avant garde/eksperimental.
Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:
– film i metrazhit të gjatë artistik
– film i metrazhit të gjatë – dokumentar
– film të metrazhit të gjatë – me buxhet të ulët avant garde/eksperimental
– film i shkurtër – dokumentar
– film i shkurtër studentor
– zhvillim i skenarit për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe i animuar
– post-produksion për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe dokumentar
– bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë
– zhvillim i projektit për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar
– film i shkurtër i animuar
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike, do të jetë i hapur deri më 25 qershor, të këtij viti.







