– Me 3 qershor, të vitit 1995, këngëtari Bryan Adams, po kryesonte top listat në Amerikë, me këngën ‘Have you ever really loved a woman’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Don Juan De Marko’, ku rolin kryesor e luante aktori Johnny Depp.
– Me datën 3 qershor, të vitit 1967, rock grupi The Doors publikuan mega hitin e tyre të zjarrtë, të titulluar “Light My Fire”.
– Në datën e sotme, 3 qershor të vitit 1970, Deep Purple lansuan albumin e tyre të katërt me radhë, të titulluar ‘Deep Purple in Rock’. Me këtë album ata arritën sukses në Amerikë dhe në Kanada.
– Më 3 qershor, të vitit 2006, Red Hot Chili Peppers ishin në vendin e parë në top listat e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me albumin e nëntë të grupit të titulluar ‘Stadium Arcadium’.







