Në raportin 24 orësh të publikuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se janë shqiptuar 1.698 tiketa trafiku, kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar, 41 aksidente me dëme materiale dhe është shënuar 1 aksident trafiku me fatalitet.
Për të qenë më të sigurt në rrugë, Policia e Kosovës po vazhdon të apelojë që të respektohen rregullat e trafikut rrugor. Kurse, nga ana tjetër është edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket fluksit të automjeteve në pikë kalimet kufitare.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, koha e pritjes për automjetet në hyrje është 60 minuta, ndërsa në dalje është 05 deri në 10 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata apo për kolona të automjeteve, koha e hyrjeve dhe daljeve përfshihet nga 3 deri në 10 minuta.
|