– Më 22 korrik, të vitit 2006, Johnny Cash ishte në vendin e parë në tabelën e albumeve amerikane me “American V: A Hundred Highways”. Albumi u lëshua pas vdekjes së tij, më 4 korrik, me pjesët vokale të regjistruara para vdekjes së këngëtarit Cash.
– Më 22 korrik, të vitit 1987, u publikua albumi “Appetite for Destruction” i rock bendit Guns N’ Roses. Albumi në fjalë, ishte më i shituri i të gjitha kohërave, meqë përmban mega-hitet: “Welcome to the Jungle”, “Sweet Child o’ Mine” dhe “Paradise City”.
– Më 22 korrik, të vitit 1989, aktorja dhe njëherit këngëtarja Martika, filloi një garë dy javore, duke u renditur në vendin e parë në top listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA, me këngën ‘Toy Soldiers’, kurse në Mbretërinë e Bashkuar, kjo këngë u rendit e pesta me radhë.