‘Dita Botërore e Trurit’ është një ngjarje vjetore, që shënohet më 22 korrik dhe për synim ka të promovojë ndërgjegjësimin dhe edukimin për çrregullimet neurologjike, që prekin individët në mbarë botën.
‘Dita Botërore e Trurit’ këtë vit i kushtohet shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve të trurit, me ç’rast Federata Botërore e Neurologjisë e udhëheq me krenari këtë iniciativë, për të mbrojtur rëndësinë e shëndetit të trurit dhe ndërmarrjen e masave parandaluese të sëmundjeve të trurit.
Në këtë ditë, adresohen sfidat dhe shqetësimet që lidhen me sëmundjet e trurit dhe problemet e tjera të shëndetit mendor.
Aktivitetet që organizohen në këtë ditë përfshijnë konferenca, forume diskutimi, fushata ndërgjegjësuese dhe shumë aktivitete të tjera, që nxisin diskutime dhe veprime që lidhen me shëndetin e trurit.